KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Isha në lëkurën e Arlindës”, Arjola rrëfen historinë e saj (VIDEO)

“Isha në lëkurën e Arlindës”, Arjola rrëfen historinë e saj (VIDEO)

Arjola Demiri ka rrëfyer përvojën e saj personale, duke e lidhur atë me rastin e Arlinda Zekajt dhe vështirësitë me të cilat, sipas saj, përballen gratë gjatë proceseve të ndarjes dhe kërkimit të mbrojtjes institucionale.

Ajo ka thënë se Arlinda është përballur me neglizhencë institucionale, ndërsa ka shprehur bindjen se tragjedia mund të ishte parandaluar nëse thirrja e saj për ndihmë do të merrej seriozisht.

“Janë tallur me Arlindën. Nga institucionet, pastaj edhe nga pamundësia e familjarëve për t’u përballur. Është e vështirë t’i përballosh prindërit me dikë që ti e ke ndërtuar vetë apo e ke zgjedhur vetë. Ajo që nuk kam dashur kurrë është t’i përplas vëllezërit e mi apo familjen time me familjen e ish-bashkëshortit. Kam dashur që ta ftoh këtë gjë”, ka rrëfyer aktorja në podkastin e Grida Dumës.

Ajo ka kritikuar edhe mënyrën se si institucionet e kanë trajtuar rastin e saj gjatë procesit gjyqësor për përgjegjësinë prindërore, i cili, sipas saj, kishte zgjatur me vite.

“Do të ishte evituar nëse do ta kishte dëgjuar dikush. Mendoj që nuk e kanë marrë seriozisht. E kanë neglizhuar klithmën e Arlindës për ndihmë. Kur isha unë në gjykatën e shkallës së parë për ta ndarë përgjegjësinë prindërore, që zgjati me vite, ajo që më ka bërë përshtypje është se punonjësja sociale dhe psikologia nuk ishin në krahun tim, nuk ishin fare në krahun tim”, është shprehur ajo.

Arjola ka ngritur edhe dyshime për ndikimin e fuqisë ekonomike në trajtimin e rasteve nga institucionet.

“Sepse janë paguar, siç paguhet çdokush në këtë vend nga dikush që është më i fortë ekonomikisht”, ka deklaruar ajo./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.