KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ish-ylli i Barcelonës del në krah të Flickut për çështjen e Yamalit në ndeshjet vendimtare

Ish-ylli i Barcelonës del në krah të Flickut për çështjen e Yamalit në ndeshjet vendimtare

Ish-ylli i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka shprehur mbështetjen e tij për trajnerin Hansi Flick në mënyrën se si po menaxhon talentin e ri të klubit, Lamine Yamal, në një moment kyç për katalanasit.

Rakitic pranoi se menaxhimi i një lojtari të ri me potencial të jashtëzakonshëm si Yamal është një sfidë më vete, por theksoi besimin e plotë në stafin aktual teknik.

Sipas tij, lojtarë me këtë nivel talenti kanë nevojë për qetësi dhe liri në lojën e tyre.

“Hansi dhe stafi i tij me siguri e kanë gjithçka nën kontroll, por futbollistët me këtë lloj talenti kanë nevojë për gëzim dhe qetësi mendore”, ka thënë ish-ylli kroat.

Ai nënvizoi se lojtarë si Yamal nuk duhet të kufizohen në shprehjen e tyre në fushë.

“Nuk bëhet fjalë për ta justifikuar për shkak të moshës. Ai duhet të shprehet lirshëm dhe më e rëndësishmja është që të vazhdojë të japë maksimumin në fushë”.

Rakitic gjithashtu pranoi se menaxhimi i një profili të tillë nuk është i lehtë, duke marrë parasysh moshën dhe personalitetin e lojtarit.

Ai sugjeroi se prania e figurave me autoritet në skuadër, si Carles Puyol apo Xavi Hernandez, mund të ishte një ndihmë e madhe për zhvillimin e tij.

“Nuk është e lehtë, sepse kur gjërat nuk shkojnë mirë, gjithmonë fajësojmë moshën e tij, dhe kjo vlen si për momentet pozitive, ashtu edhe për ato negative”, përfundoi Rakitic. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.