KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ish-ministri grek i Financave, Varoufakis: Greqia, satelit i Izraelit

Ish-ministri grek i Financave, Varoufakis: Greqia, satelit i Izraelit

Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka kritikuar ashpër qeverinë për angazhimin e saj ushtarak në Mesdhe, duke e përshkruar vendin si të “mjerë”.

Sipas Varoufakis, kryeministri grek dërgoi katër aeroplanë F-16 dhe një fregatë në Qipro, jo për të mbrojtur ishullin, por për të mbrojtur bazën britanike atje.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po përdorin këtë territor për të kryer sulme në Gaza dhe Iran.

Ish-ministri kritikoi gjithashtu Evropën për “frikacakëri dhe ndjenja faji” lidhur me antisemitizmin, duke theksuar se mbështetja historike e Evropës ndaj gjenocidit hebre po pasqyrohet tani në mbështetje ndaj palestinezëve.

“Greqia ka humbur pavarësinë e saj dhe është bërë një satelit i Izraelit”, tha Varoufakis, duke nënvizuar se vendi është nën ndikimin jo vetëm të SHBA-së, por edhe të Izraelit.

Ndryshe, Irani raportohet se ka si objektiv edhe disa baza ushtarake të huaja të vendosura në Qipro. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.