KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ish-kryeministri britanik, Keir Starmer dorëzon edhe mandatin e deputetit

Ish-kryeministri britanik, Keir Starmer dorëzon edhe mandatin e deputetit

Ish-kryeministri britanik Keir Starmer, i cili dha dorëheqjen në muajin korrik, ka deklaruar se do të heqë dorë nga mandati i deputetit në Parlamentin britanik.

Ai në këtë mënyrë do të “përqendrohet në çështjet ndërkombëtare”.

Starmer kishte deklaruar më herët se do të qëndronte deputet i Partisë Laburiste deri në zgjedhjet e ardhshme, por më pas ndryshoi mendje, raporton Reuters.

Gjatë kohës që ishte në krye të qeverisë britanike, politika e tij e jashtme u vlerësua.

Starmer bashkëpunoi ngushtë me presidentin francez Emmanuel Macron për krijimin e “Koalicionit të të Gatshmëve”, në mbështetje të Ukrainës.

Ai gjithashtu rivendosi marrëdhëniet me Kinën, njohu shtetin palestinez dhe pati rezultate të ndryshme në përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.