KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Ish-e dashura e RJ Mitte flet pas vdekjes së tij: Nuk mund ta besoj që kjo është e vërtetë

Ish-e dashura e RJ Mitte flet pas vdekjes së tij: Nuk mund ta besoj që kjo është e vërtetë

Fotografja Saint Sasha, ish-e dashura e aktorit RJ Mitte, është përshëndetur me të përmes një postimi emocional në Instagram, pas vdekjes së yllit të serialit “Breaking Bad”, i cili ndërroi jetë të hënën në moshën 34-vjeçare.

Krahas dy fotografive të përbashkëta, ajo tregoi se ishte dashuruar me të kur ishte 18 vjeçe, duke e përshkruar si personin e parë që i kishte treguar se si duhet të sillet një mashkull me një grua.

Sipas saj, Mitte e kishte ndihmuar të ndihej më e fortë dhe e sigurt në vete.

Ajo e përshkroi aktorin si një nga njerëzit me zemrën më të mirë që kishte njohur ndonjëherë, duke shtuar se edhe pas përfundimit të lidhjes kishin mbetur miq.

“Nuk mund ta besoj që kjo është e vërtetë. Nuk do të mund ta harroja kurrë, në asnjë jetë, as atë që më bëri të ndieja pranë tij”, shkroi ajo.

Mitte u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Brownsville, Teksas.

Policia ka nisur hetimet për rrethanat e vdekjes, teksa autopsia pritet të kryhet në ditët në vijim.

Foto: Instagram

Aktori u bë i njohur për rolin e Walter White Jr., djalit të personazhit kryesor në serialin “Breaking Bad”, ku luajti nga viti 2008 deri më 2013.

Ai ishte gjithashtu një zë i rëndësishëm në mbrojtje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, pasi në fëmijëri ishte diagnostikuar me paralizë cerebrale.

Vitin e kaluar, Mitte ishte fejuar me Kennedy Suarez. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.