KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, fokus investimet në energji, ujë dhe transport

Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, fokus investimet në energji, ujë dhe transport

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso, në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, si dhe për projektet infrastrukturore dhe ekonomike në vend.

Diskutimet kanë vazhduar mbi bazën e takimit të fundit që Kurti dhe Renaud-Basso kishin zhvilluar në prill, në Londër.

Kurti ka thënë se në mandatin e ri synohet që partneritetet për investime të përqendrohen në prioritetet strategjike të Kosovës.

“Në këtë mandat të ri, synojmë që partneritetet tona për investime t'i ndërtojmë mbi prioritetet strategjike të Kosovës: sigurinë energjetike dhe atë ujore, mbrojtjen, transportin e qëndrueshëm dhe infrastrukturën”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e BERZH-it si partner të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

Që nga anëtarësimi i Kosovës në BERZH, në vitin 2012, banka ka ofruar rreth 967 milionë euro mbështetje financiare për 151 projekte në sektorin publik dhe privat. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.