Media iraniane raporton se Irani ka thënë se nuk do të arrijë asnjë marrëveshje me SHBA-në nëse nuk angazhohet për lirimin e fondeve të ngrira.
Agjencia e lajmeve Tasnim më parë citoi një burim të thoshte se Teherani dëshiron që 24 miliardë dollarë fonde të ngrira jashtë vendit të lirohen në çdo memorandum mirëkuptimi me Uashingtonin, transmeton Telegrafi.
Agjencia e lajmeve Fars e Iranit thotë se ka folur me një burim pranë ekipit negociator iranian, i cili thuhet se tha se “asnjë negociatë nuk është e mundur pa transferimin e fondeve të bllokuara të Iranit”.
Lirimi i aseteve të ngrira të Iranit duket se është bërë një pikë kyçe ngërçi në negociatat midis SHBA-së dhe Teheranit, transmeton Telegrafi.
Donald Trump tha dje në faqen e tij Truth Social se bisedimet me Iranin “po ecin mirë”, por paralajmëroi për një rifillim të ofensivës amerikane nëse Teherani nuk bie dakord për një “marrëveshje të shkëlqyer për të gjithë”.
“Negociatat me Republikën Islamike të Iranit po ecin mirë! Ose do të jetë një marrëveshje e shkëlqyer për të gjithë ose aspak marrëveshje – kthim në frontin e betejës dhe qitje, por më të mëdha dhe më të forta se kurrë më parë – dhe askush nuk e dëshiron këtë”, shtoi ai. /Telegrafi/
