KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani lëshon raketa përmes Turqisë – Ankara pretendon se objektivi ishte baza e NATO‑s “Incirlik”

Irani lëshon raketa përmes Turqisë – Ankara pretendon se objektivi ishte baza e NATO‑s “Incirlik”

Sirena alarmi u aktivizuan sot herët në mëngjes në bazën ajrore Incirlik të Turqisë – objektiv kyç i NATO‑s ku janë të vendosura trupat amerikane afër qytetit juglindor Adana.

Banorët e Adanës, rreth 10 km nga baza, u zunë nga sirenat e sulmit ajror rreth orës 3:25 sipas kohës lokale, që u dëgjuan për rreth pesë minuta.

Në rrjetet sociale u publikuan edhe video ku shihet një objekt që lëviz në qiell – që nxit dyshimin se mund të jetë një raketë që po lëvizte drejt bazës ajrore.

Sirena u dëgjuan edhe brenda bazës Incirlik, ku janë të stacionuara forcat amerikane dhe aeroplanë.

NATO njoftoi se ditën e hënë ka goditur një raketë balistike të dytë të nisur nga Irani, gjë që çoi Turqinë të paralajmërojë Teheranin për të mos ndërmarrë “hapa provokues”.

Ky është rasti i tretë gjatë konfliktit aktual që raketa iraniane fluturon mbi territorin turk.

Irani ka mohuar më parë se ka nisur raketa duke thënë se respekton sovranitetin e vendeve fqinje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.