KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani ka rënë dakord të mos ketë kurrë një armë bërthamore, thotë Trump

Irani ka rënë dakord të mos ketë kurrë një armë bërthamore, thotë Trump

Donald Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se Irani ka “rënë dakord se nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”.

Irani po flet me Uashingtonin dhe “ata po flasin me logjikë”, tha presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse do të dërgonte të dërguarit e tij Steve Witkoff dhe Jared Kushner për të diskutuar paqen me iranianët, Trump tha: “Jemi në negociata tani. Ata po e bëjnë këtë së bashku me Marco Rubion, JD Vance”.

“Pala tjetër, mund t’ju them, do të donte të bënte një marrëveshje. Kush nuk do ta bënte nëse do të ishit në vendin e tyre? Marina e tyre është zhdukur, forca e tyre ajrore është zhdukur, komunikimet e tyre… të gjitha sistemet e tyre kundërajrore, raketat e tyre”, shtoi presidenti amerikan.

“A mund të përmendni një gjë të vetme që nuk është zhdukur? Apo një gjë që po shkon mirë? Ne po endemi të lirë mbi Teheran. Mund të bëjmë çfarë të duam”, tha për fund Trump. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.