KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku: Nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara tashmë e ka vulën e institucioneve

Çitaku: Nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara tashmë e ka vulën e institucioneve

Partia Demokratike e Kosovës pritet që brenda kësaj jave ta procedojë në Kuvend nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se ekspertët janë duke i bërë ndërhyrjet e fundit në draft, ndërsa theksoi se nisma tashmë ka mbështetje institucionale.

“Tashmë kjo nismë nuk është vetëm e Partisë Demokratike të Kosovës. Tashmë kjo nismë ka vulën e institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Çitaku.

Ajo shtoi se mund të ketë ndryshime në draft, pas rekomandimeve të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, por qëllimi i ligjit mbetet i njëjtë: “Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve tanë, sigurimi i një procesi të drejtë e të barabartë, transparenca, llogaridhënia dhe mbikëqyrja”./rtk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.