KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit në Mitrovicë, paralajmërohen ndërprerje të përkohshme

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit në Mitrovicë, paralajmërohen ndërprerje të përkohshme

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të rajonit.

Sipas njoftimit të kompanisë, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në Parkun “Nysret Tahiri”, si dhe në rrugët “Ukshin Kovaqica”, “Xhafer Deva”, “Kuvendi i Arbërit” dhe “Mbretëresha Teuta”.

Intervenime do të ketë edhe në fshatrat Rahovë, Stan Tërg dhe Frashër.

Ndërsa, në rrjetin e kanalizimit punimet janë paraparë në rrugët “Lumi”, “Hoxhë Hasan Tahsini”, “Hamëz Jashari” dhe “Ali Osmani”, si dhe në fshatin Bërrnjakë.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar konsumatorët se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Kompania rekomandon që në këtë rast uji të lihet të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.