KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Interpelanca me Ramën dhe zgjedhja e kreut të Autoritetit të Konkurrencës – çfarë pritet sot në Kuvend

Interpelanca me Ramën dhe zgjedhja e kreut të Autoritetit të Konkurrencës – çfarë pritet sot në Kuvend

Këtë të enjte zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rendin e ditës janë parashikuar interpelanca dhe shqyrtimi i disa projektligjeve.

Seanca nis me miratimin e procesverbalit të datës 9 prill dhe njoftimet përkatëse. Më pas, janë parashikuar interpelanca urgjente me ministrin e Mbrojtjes dhe ministren e Arsimit, të kërkuara nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Në vijim të rendit të ditës, do të zhvillohet interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, si dhe me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, të kërkuara nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Seanca përfshin gjithashtu shqyrtimin e disa projektligjeve, mes të cilave ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e energjisë, bashkëpunimit teknik dhe mjedisit, si dhe projektligje që lidhen me sektorë të ndryshëm, përfshirë sigurinë dhe administratën publike.

Ndër pikat e rendit të ditës është edhe zgjedhja e kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Në përfundim, janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, sipas përcaktimeve të Rregullores së Kuvendit./euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.