KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë – tre persona privohen nga liria

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë – tre persona privohen nga liria

MPB Maqedoni njofton se dje (12.11.2026), në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran.

Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë. Më pas, me urdhër gjykate, është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast, gjithashtu, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë.

“Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, para shtëpisë së H.S., me automjet udhëtarësh „BMW“, me targa të Gostivarit, janë afruar V.Ç. (24) dhe A.N. (35), të dy nga fshati Çegran, me ç’rast kanë tentuar t’i godasin me automjet nëpunësit policorë dhe u kanë bërë kërcënime me jetë, pas çka kanë ikur, por shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave, janë gjetur dhe privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.