KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Interi i pamëshirshëm ndaj Pisas, ikën plus gjashtë në krye të Serie A

Interi i pamëshirshëm ndaj Pisas, ikën plus gjashtë në krye të Serie A

Interi ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Pisa, në kuadër të xhiros së 22-të në Serie A.

“Neurazzurët” triumfuan me rezultat të thellë 6-2, ku mysafirët faktikisht ishin në avantazh prej dy golave.

Stefano Moreo përfitoi nga një gabim i Yan Sommer për të zhbllokuar rezultatin pas 11 minutave lojë.

I njëjti u asistua nga Matteo Tramoni dhe me një goditje të bukur e finalizoi për ta dyfishuar epërsinë (23’).

Pas këtyre dy golave, Interi u këndell duke zhvilluar lojë krejtësisht tjetër. Fillimisht fituan një penallti, të cilën e finalizoi Piotr Zielinski (39’).

Kurse, dy minuta më vonë Lautaro Martinez shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin pas harkimit të DiMarcos (41’).

Përmbysjen e madhe e siguroi Pio Esposito pas asistimit të Bastonit (45+2’).

Për golin e katërt u përkujdes Thuram që shënoi me një vollej fantastike pas tjetër asistimi të DiMarcos (82’).

Kurse, fitoren e vulosi talenti Ange-Yoan Bonny (86’). Në minutën e fundit, “Neurazzurët” realizuan sërish – këtë herë përmes Henrikh Mkhitaryan (90+3′).

Interi vazhdon si lider me 52 pikë në Serie A ndërsa Pisa zë pozitën e fundit me 14 sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.