KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Inteligjenca amerikane: Khamenei është i fshehur në një vend sekret, e drejton Iranin nga një labirint

Inteligjenca amerikane: Khamenei është i fshehur në një vend sekret, e drejton Iranin nga një labirint

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, është i fshehur në një vend sekret me pak qasje në botën e jashtme, thanë zyrtarët amerikanë për CBS.

Sipas inteligjencës amerikane, Khamenei është i arritshëm vetëm përmes një “labirinti”.

Thuhet se edhe zyrtarët më të lartë në qeverinë iraniane nuk janë në dijeni të vendndodhjes së tij dhe nuk janë në gjendje ta kontaktojnë drejtpërdrejt.

“Kjo është arsyeja pse shihni njerëz që thonë gjëra të tilla si udhëheqësi suprem ka rënë dakord me kornizë, ose po presim të dëgjojmë për pikat përfundimtare të marrëveshjes. Çdo informacion që ai merr është i vonuar dhe ka shumë vonesa në përgjigjet e tij”, tha një zyrtar.

Zyrtarët shtuan se shumica e udhëheqësve iranianë kalojnë javë të tëra brenda bunkerëve të fortifikuar në përpjekje për të shmangur sulmet izraelite dhe amerikane.

Ndryshe, menjëherë pas marrjes së postit në fillim të marsit, media shtetërore iraniane raportoi se Khamenei ishte plagosur gjatë sulmeve ajrore izraelito-amerikane në Teheran. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.