KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kushner e cilëson luftën në Ukrainë si “luftë me ndërmjetësim” të Evropës kundër Rusisë

Kushner e cilëson luftën në Ukrainë si “luftë me ndërmjetësim” të Evropës kundër Rusisë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, e ka përshkruar luftën në Ukrainë si një “luftë me ndërmjetësim” të Evropës kundër Rusisë, duke pretenduar se vendet evropiane po financojnë dhe armatosin Ukrainën në përballjen me Moskën.

Në një intervistë me Mathias Döpfner, drejtor ekzekutiv i grupit mediatik Axel Springer, në podcastin MD Meets, Kushner i ka cilësuar si të pabazuara frikërat e vendeve evropiane për një agresion të mundshëm rus, transmeton Telegrafi.

“Po jetojmë në një periudhë jashtëzakonisht të rrezikshme. Kjo luftë është, deri diku, e kufizuar në Ukrainë, por në thelb është shndërruar në një luftë me ndërmjetësim, ku Evropa po financon dhe armatos Ukrainën kundër Rusisë. Nuk do të duhej shumë përllogaritje e gabuar që konflikti të përshkallëzohej në mënyrë drastike”, deklaroi ai.

Gjatë intervistës, Kushner kritikoi edhe kërkesat e Ukrainës për garanci të sigurisë, duke i cilësuar ato si të tepruara. Sipas tij, Kievi kërkon që vendet e tjera të marrin përsipër angazhime edhe më konkrete sesa ato të përcaktuara në nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, por shtoi se shtetet nuk janë në gjendje të ofrojnë garanci të tilla.

I pyetur nëse anëtarësimi i Ukrainës në NATO që nga viti 2008 do ta kishte parandaluar luftën, Kushner pranoi se kjo mundësi ekzistonte. Megjithatë, ai sugjeroi se një hap i tillë mund ta kishte nxitur Rusinë të niste luftën edhe një apo dy dekada më herët.

“Por për Rusinë kjo ka qenë një vijë e kuqe”, tha Kushner, duke iu referuar zgjerimit të NATO-s dhe perspektivës së anëtarësimit të Ukrainës.

Ai argumentoi se, gjatë historisë së saj, Rusia është sulmuar afërsisht një herë në shekull dhe se, sipas tij, këto sulme kanë ardhur përmes korridorit që sot përbën territorin e Ukrainës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.