Inspektorati i Komunës së Fushë Kosovës ka vazhduar kontrollet në terren dhe shqiptimin e masave ndëshkuese ndaj personave që hedhin mbeturina në hapësira publike dhe lokacione të palejuara.
Sipas Komunës së Fushë Kosovës, kontrollet kanë në fokus veçanërisht hedhjen e mbeturinave inerte dhe mbeturinave të vëllimshme.
Komuna ka theksuar se hedhja e mbeturinave në vende të papërshtatshme ndot mjedisin dhe dëmton hapësirat publike.
Përmes një njoftimi, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet.
“Inspektorati i Komunës së Fushë Kosovës po vazhdon kontrollet në terren dhe shqiptimin e masave ndëshkuese ndaj personave që hedhin mbeturina inerte apo mbeturina të vëllimshme në hapësira publike dhe lokacione të palejuara”, thuhet në njoftim.
“Ndotja nuk tolerohet!”, ka theksuar Komuna. /Telegrafi/
