KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi, në komunat e Istogut dhe Ferizajt, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimeve në terren janë evidentuar mangësi që paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Për këtë arsye, janë nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në të dy objektet, deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë inspektimet në terren dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj subjekteve që nuk i respektojnë kërkesat për siguri dhe shëndet në punë.

Po ashtu, ky institucion u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.