KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet edhe një person për rastin “Errësira” ku u sekuestruan 4 kg marihuanë

Arrestohet edhe një person për rastin “Errësira” ku u sekuestruan 4 kg marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person për rastin “Errësira” në të cilin më 25 shtator ishin arrestuar dy shtetas të Shqipërisë dhe sekuestruar 4 kg substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari i tretë për këtë rast është arrestuar sot në Fushë-Kosovë.

“Gjatë ekzaminimit të provave materiale është kuptuar se i dyshuari i lartcekur ka bashkëpunuar me të dyshuarit e arrestuar të cilët kanë siguruar sasinë e substancës narkotike e cila është sekuestruar. Lidhur me rastin është realizuar një bastisje ne banesën e të dyshuarit të arrestuar ditën e sotme në Fushë  Kosovë, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me urdhër të prokurorit te dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.