KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorati i MMPH-së konstaton shkelje ligjore nga Komuna e Prishtinës për deponinë në Matiçan

Inspektorati i MMPH-së konstaton shkelje ligjore nga Komuna e Prishtinës për deponinë në Matiçan

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati i kësaj ministrie ka konstatuar shkelje ligjore nga ana e Komunës së Prishtinës, lidhur me menaxhimin e deponisë së mbetjeve inerte dhe të vëllimshme në zonën e Matiçanit.

Sipas saj, përmes një aktvendimi, Komuna e Prishtinës është obliguar që brenda një afati prej 15 ditësh të ndërmarrë veprime konkrete për pajisjen me pëlqim ujor.

“Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka konstatuar shkelje të qarta ligjore nga ana e Komunës së Prishtinës, lidhur me menaxhimin e deponisë së mbetjeve inerte dhe të vëllimshme në zonën e Matiçanit”, ka deklaruar Pacolli.

Ajo ka paralajmëruar se mosrespektimi i këtij afati do të pasohet me masa të menjëhershme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Komuna e Prishtinës obligohet që brenda një afati prej 15 ditësh të nisë procedurat ligjore për pajisje me pëlqim ujor. Çdo neglizhencë apo mosveprim brenda këtij afati do të pasojë me masa të menjëhershme ligjore konform legjislacionit në fuqi”, ka theksuar ajo.

Ministrja ka shtuar se institucionet do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara në mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin e ligjit.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave është prioritet i padiskutueshëm i yni. Ligji vlen njëlloj për të gjithë, përfshirë edhe institucionet komunale”, ka përfunduar Pacolli. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.