KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapet një nga njerëzit më të kërkuar të mafies turke

Kapet një nga njerëzit më të kërkuar të mafies turke

Njëri nga drejtuesit e organizatës së armatosur kriminale të njohur si “Barış Boyun” është arrestuar në Azerbajxhan.

Bëhet fjalë për Mehmet Recep Demir, ndaj të cilit janë lëshuar gjithsej 48 urdhër-arreste, raporton CNNTurk, transmeton Klankosova.tv

Sipas mediave turke, arrestimi i tij është kryer në kuadër të hetimeve që po zhvillon Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ndaj organizatës kriminale, e cila dyshohet se ka vepruar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Demir është ndaluar dhe më pas është dërguar në paraburgim në Azerbajxhan, nën dyshimin për kalim të paligjshëm të kufirit, vepër kjo e paraparë në Kodin Penal të këtij shteti.

Ndërkohë, Prokuroria e Stambollit ka përgatitur kërkesën zyrtare drejtuar autoriteteve gjyqësore të Azerbajxhanit për ekstradimin e tij në Turqi. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.