KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Industria ushtarake turke tronditi botën – prezantoi raketën ndërkontinentale vendase

Industria ushtarake turke tronditi botën – prezantoi raketën ndërkontinentale vendase

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë prezantoi në Stamboll raketën e parë balistike ndërkontinentale vendase Yildirimhan në panairin SAHA 2026.

Bëhet fjalë për raketën e parë balistike ndërkontinentale që është paraqitur publikisht në Turqi.

Sistemi është zhvilluar nga qendra e kërkim-zhvillimit e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa prezantimi është bërë në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Aeronautikës SAHA 2026 në Istanbul Expo Center.

Sipas tabelës teknike të ekspozuar në panair, Yildirimhan ka një rreze veprimi prej 6000 kilometrash, mund të arrijë shpejtësi deri në 25 Mach, ka katër motorë raketorë me lëndë djegëse të lëngshme dhe përdor tetroksid azoti si lëndë shtytëse.

Në momentin e prezantimit nuk u publikuan detaje të tjera operative për sistemin.

SAHA 2026 u hap nën organizimin e SAHA Istanbul, klasteri më i madh i industrisë së mbrojtjes, aeronautikës dhe hapësirës në Turqi dhe Evropë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.