KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Incidenti i armatosur në SHBA, Mucunski: Maqedonia qëndron përkrah SHBA-ve

Incidenti i armatosur në SHBA, Mucunski: Maqedonia qëndron përkrah SHBA-ve

Pas incidentit të armatosur që ndodhi mbrëmë gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, reagimet nuk kanë pushuar.

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, shprehu shqetësim të thellë për incidentin e armatosur që ndodhi gjatë këtij eventi.

Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se dhuna nuk ka vend në shoqëritë demokratike, pavarësisht nëse ajo drejtohet ndaj liderëve të zgjedhur, zyrtarëve publikë, gazetarëve apo qytetarëve.

Mucunski shtoi se Maqedonia qëndron përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje të demokracisë, sigurisë publike dhe parimeve mbi të cilat ndërtohen shoqëritë e lira.

“Incidenti në Uashington ka nxitur reagime nga shumë përfaqësues ndërkombëtarë dhe ka rihapur debatin për sigurinë në ngjarjet publike politike në SHBA. Jam thellësisht i shqetësuar nga sulmi i mbrëmshëm gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, D.C. Dhuna nuk ka vend në jetën demokratike – as kundër liderëve të zgjedhur, zyrtarëve publikë, gazetarëve apo qytetarëve. Ndjehem i lehtësuar që Presidenti Donald Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt, dhe uroj shërim të shpejtë për oficerin e Shërbimit Sekret të plagosur. Maqedonia qëndron përkrah SHBA-së në mbrojtje të demokracisë, sigurisë publike dhe parimeve që e bëjnë të fortë një shoqëri të lirë”, ka shkruar Mucunski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.