KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BQK lanson Sistemin e Pagesave të Shpejta, Kurti: Rëndësia e tij, përtej avancimit teknologjik

BQK lanson Sistemin e Pagesave të Shpejta, Kurti: Rëndësia e tij, përtej avancimit teknologjik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta nga Banka Qendrore e Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se ky projekt shënon një hap tejet të rëndësishëm në modernizimin e infrastrukturës financiare të vendit dhe avancimin e shërbimeve të pagesave, në përputhje me zhvillimet dhe standardet bashkëkohore evropiane.

“Rëndësia e këtij sistemi shkon përtej avancimit teknologjik. Ajo qëndron te ndikimi në ekonominë reale, pra, pagesa më të shpejta dhe shërbime më efikase për qytetarët, qarkullim më i shpejtë i mjeteve për bizneset dhe ulje e kostove të transfereve bankare. Në praktikë, ky sistem do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të transferojnë mjete brenda pak sekondave, në çdo orë të ditës, shtatë ditë në javë, pa u kufizuar nga orari i punës së bankave apo ditët e pushimeve. Kjo do të thotë më shumë lehtësi në pagesat e përditshme, qasje më e shpejtë në mjetet financiare dhe më pak kosto për qytetarët dhe bizneset tona”, theksoi ai.

Kryeministri Kurti, mes tjerash, theksoi se për Republikën e Kosovës, kjo është një arritje infrastrukturore dhe një hap konkret drejt përafrimit me hapësirën financiare evropiane.

“Integrimi evropian ndërtohet përmes standardeve që i zbatojmë, institucioneve që i fuqizojmë dhe infrastrukturës që e zhvillojmë. Në këtë kuptim, Sistemi i Pagesave të Shpejta dhe procesi ynë drejt anëtarësimit në SEPA janë pjesë e orientimit të përbashkët për një Kosovë me sektor financiar modern, më të integruar me tregjet evropiane dhe me shërbime më efikase si për qytetarët ashtu edhe për bizneset”, shtoi kryeministri.

Nga ana tjetër, BQK-ja bëri me dije se nga 23 nëntori, qytetarët dhe bizneset do të mund të kryejnë transfere ndërmjet llogarive në banka të ndryshme brenda pak sekondash, 24 orë në ditë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

“Shërbimi do të ofrohet përmes llogarive ekzistuese dhe kanaleve digjitale të bankave pjesëmarrëse, pa pasur nevojë për llogari apo aplikacione të reja.

Katër bankat e para kanë përfunduar përgatitjet teknike dhe operative dhe janë të gatshme ta ofrojnë shërbimin nga 23 nëntori. Bankat e tjera po vijojnë përgatitjet dhe do të lidhen gradualisht me sistemin deri më 23 shkurt 2027. Nga 23 nëntori, të gjitha bankat do të zbatojnë tarifat e reja për transferet bankare, pavarësisht nga data e lidhjes së tyre me TIPS-K” deklaroi BQK.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.