KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ilire Dauti: Zgjedhjet e parakohshme janë kërcënim për VLEN-in

Ilire Dauti: Zgjedhjet e parakohshme janë kërcënim për VLEN-in

Ilire Dauti në Click Plus tha se VLEN ka pranuar që të kalojë ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, vetëm për të filluar bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë që siç tha, vetëm e vetëm për të vazhduar të jenë pjesë e Qeverisë.

Dauti tha se VLEN është kërcënuar me zgjedhje të parakohshme dhe në këtë situatë po bëhet luftë për pushtet.

Ajo foli edhe për zbatimin e gjuhës shqipe, ndërsa tha se gjuha shqipe nuk është objekt që mund të jetë i diskutueshëm për secilin.
Deputetja Ilire Dauti dhe shtoi se janë disa çështje që prekin dinjitetin e njeriut dhe “duron duron, por një ditë thua mjaft”. Dauti tha shqiptarët nuk janë ardhacak dhe nuk kërkojnë asgjë nga askush dhe se gjithsecili “mund të mbajë pjesën e vet”.

“Ne nuk jemi as ardhacak as njerëz që kërkojmë nga dikush diçka. Mua më pengon fakti kur duhet të sillemi edhe në parlament sikur kërkojmë prej tyre diçka. Jo more, asgjë. Nuk kanë ata diçka për të na dhënë neve, nuk kanë se çfarë të na japin. Ata mund të mbajnë pjesën e vet dhe ne pjesën tonë. Është shumë i qartë raporti këtu. Janë shumë të qarta raportet që duhet të jenë të ndërtuara në mënyrë të natyrshme se humbim kohë duke diskutuar gjëra për të cilat dihen”, tha Dauti

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.