KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ibrahimovic vlerëson Yamalin dhe zbulon se çfarë pret prej tij në Kupën e Botës

Ibrahimovic vlerëson Yamalin dhe zbulon se çfarë pret prej tij në Kupën e Botës

Legjenda e Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, ka folur për Lamine Yamal përpara ndeshjes së parë të Spanjës në Kupën e Botës kundër Kepit të Gjelbër.

Për Ibrahimovicin, Yamal është një lojtar që ai pret ta ndriçojë skenën e Kupës së Botës.

“Lamine Yamal është një lojtar i veçantë. Ai është një lojtar për të cilin paguan ato bileta shumë të shtrenjta, një lojtar për të cilin vjen në stadium dhe falë të cilit thjesht mund ta shijosh përvojën”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic për Fox Sports.

“Në TV ai duket i veçantë dhe duket bukur. Por nga afër, ai është edhe më i veçantë”.

“Në moshën 18 vjeçare, është e pabesueshme. Sa herë që ai prek topin, mund ta shohësh se është ndryshe. Kontrolli i tij i topit, driblimi, aftësia për të shënuar gola… kështu që të gjitha shpresat e mia për një ndeshje të shkëlqyer janë tek ai”, përfundoi ish-ylli suedez.

Suedia e Ibrahimovicit është me fat që nuk është në të njëjtin grup me Spanjën e Lamine Yamalit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.