KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Ibrahimi alarmon për buxhetin e arsimit: Ministria ua ndali komunave 24 milionë euro

Ibrahimi alarmon për buxhetin e arsimit: Ministria ua ndali komunave 24 milionë euro

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi në “Click” të RTV21, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat, duke thënë se këtë vit komunave u janë ndalur 24 milionë euro nga granti për arsim.

Ibrahimi deklaroi se si pasojë e kësaj, mbi 3 mijë punëtorë arsimorë duhet të paguhen nga buxhetet komunale.

Ai paralajmëroi se edhe vitin e ardhshëm komunat do të përballen me barrë financiare.

“Ministria e Arsimit, këtë vit, komunave ua ka ndalë 24 milionë euro nga granti për arsim. Mbi 3 mijë punëtorë arsimorë është dashur të paguhen nga buxhetet komunale. Vitin e ardhshëm, janë – 8 milionë e diçka për punëtorët arsimorë”, tha Ibrahimi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.