KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe

Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të Daut Haradinajt lidhur me pretendimet për blerjen e energjisë elektrike nga kompanitë serbe.

E ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal10, Rizvanolli ka thënë se nuk ka parë asnjë fakt që dëshmon se energjia elektrike është blerë nga kompanitë e Serbisë.

Ajo ka theksuar se për kompanitë publike ka informacione të plota, ndërsa për kompanitë private të dhënat raportohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Nuk kam parë asnjë fakt, as nga ata që po e thonë, as nga kompanitë, as nga rregullatori, që është blerë rrymë prej këtyre kompanive ose kompanive të tjera të Serbisë”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ministrja ka kërkuar që pretendimet e tilla të mbështeten me fakte dhe bazë konkrete para se të bëhen publike.

Ajo ka folur edhe për tregtimin e energjisë në bursat ndërkombëtare, duke thënë se nuk është e mundur të identifikohet lehtësisht origjina e energjisë përmes një burse, pasi energjia nuk blihet domosdoshmërisht në pako të ndara sipas shtetit të origjinës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.