KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

I vazhdohet për dy muaj paraburgimi Feim Salit, i cili dyshohet për spiunazh te BIA serbe

I vazhdohet për dy muaj paraburgimi Feim Salit, i cili dyshohet për spiunazh te BIA serbe

Gjykata Themelore ka vendosur t’ia vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit mësimdhënësit nga Dragashi, Feim Sali, i cili dyshohet për spiunazh në favor të Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA).

Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

Sipas saj, gjyqtari i procedurës paraprake ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.S., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muaj, rrjedhimisht i pandehuri F.S. vazhdon të jetë nën masën e paraburgimit”, ka deklaruar Gashi.

Feim Sali ishte arrestuar më 14 gusht 2026 nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Merdares.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, ai për një periudhë ende të papërcaktuar, deri më 13 gusht 2026, dyshohet se kishte bashkëpunuar me Shërbimin Inteligjent të Serbisë, duke i ofruar informacione dhe ndihmë në këmbim të përfitimeve materiale.

Hetimet ndaj tij po zhvillohen nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.