KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

I riu nga Shkupi që u lënduar në Bodrum kthehet në Shkup për trajtim

I riu nga Shkupi që u lënduar në Bodrum kthehet në Shkup për trajtim

Nga Bodrumi, me avionin qeveritar, pasditen e sotme në Aeroportin e Shkupit u transferua pacienti që kishte pësuar lëndime në Turqi. I riu, 28 vjeçar nga Shkupi pas një rënieje nga një rrëshqitëse, ka pësuar lëndim të rëndë, duke thyer një rruazë të qafës.

Autoritetet shëndetësore të Turqisë kanë miratuar që 28 vjeçari të sillet në vend me avion dhe jo me automjet mjekësor. Me kërkesë të prindërve, Fondi i Sigurimit Shëndetësor e ka miratuar këtë transport, ndërsa pas vendimit qëndron edhe Ministria e Shëndetësisë. Në avionin qeveritar kishte edhe një ekip mjekësor, i cili monitoronte gjendjen e të lënduarit.

“Pacienti ndodhet në gjendje që kërkon mjekim intensiv. Do të jetë i vendosur në kliniken për mjekim intensiv. Me kolegun dhe udhëheqësin e traumatologjisë doktor Arsovski i shqyrtuam dokumentet. Operacioni i cili është bërë atje është i mirë. E dini që lëndimet në boshtin kurrizor janë një nga lëndimet më serioze. Shpresojmë që pas mjekimit që do të behët tek ne dhe ku do të bëjmë edhe analiza shtesë do të bëjmë përpjekje me terapinë fizikale në qendrën spinale në vendin tonë dhe shpresojmë që pacienti do të arrije që këtë lëndim ta tejkaloje.” – Igor Merxhanovski – Drejtor i Klinikes për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.