KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komandanti i KFOR-it viziton Urën e Ibrit në Mitrovicë

Komandanti i KFOR-it viziton Urën e Ibrit në Mitrovicë

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka zhvilluar një vizitë në Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Rreth kësaj vizite, KFOR ka dalë me njoftim ku është ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

"KFOR-i mbetet i përkushtuar fuqimisht ndaj #stabilitetit dhe #sigurisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.

Prioriteti i KFOR-it është të mbështesë #transparencën, qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë, duke nxitur njëkohësisht një të ardhme paqësore me mundësi për brezat që do të vijnë", theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.