KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“I kam realizuar të gjitha ëndrrat për muzikën, por jo edhe për gjetjen e dashurisë së vërtetë”, Bebe Rexha emocionon me intervistën në emisionin e njohur amerikan

“I kam realizuar të gjitha ëndrrat për muzikën, por jo edhe për gjetjen e dashurisë së vërtetë”, Bebe Rexha emocionon me intervistën në emisionin e njohur amerikan

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e njohur amerikan The Jennifer Hudson Show, ku ka folur për rrugëtimin e saj artistik dhe projektet e reja muzikore, përfshirë albumin e shumëpritur “Dirty Blonde”.

Gjatë intervistës me moderatoren Jennifer Hudson, artistja ndau një kujtim personal nga rinia e saj, duke treguar se kur ishte ende e panjohur, kishte shkruar në derën e dhomës në shtëpinë e prindërve në New York një mesazh motivues për veten: se një ditë do të bëhej superyll dhe do të kompozonte një hit ndërkombëtar. Sot, këto dy ëndrra janë bërë realitet, pasi ajo gëzon një karrierë globale dhe ka krijuar disa prej këngëve më të suksesshme të viteve të fundit.

Rexha tregoi se gjatë jetës ka bërë shumë “manifestime” apo dëshira që i ka projektuar me bindje për të ardhmen e saj, duke përmendur se shumë prej tyre janë realizuar – nga bashkëpunimet e para me marka e deri te paraqitjet në talk show të mëdha. Megjithatë, ajo pranoi me sinqeritet se ka një dëshirë që ende nuk i është plotësuar plotësisht: dashuria.

– YouTube youtu.be

“Kam pasur shumë manifestime dhe shumica janë bërë realitet… përveç dashurisë”. u shpreh këngëtarja me një ton paksa emocional, ndërsa moderatorja e inkurajoi duke i thënë se për këtë ka ende kohë.

Paraqitja e saj në këtë program vjen në një moment të rëndësishëm të karrierës, pasi ajo po përgatitet për publikimin e plotë të albumit të ri, i cili pritet të shënojë një kapitull të ri artistik për të dhe të forcojë edhe më shumë statusin e saj në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.