KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

I dehuri sulmon zyrtarin policor në Prishtinë, arrestohet pas incidentit

I dehuri sulmon zyrtarin policor në Prishtinë, arrestohet pas incidentit

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas ka sulmuar fizikisht një polic.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 05:00 në Prishtinë. I dyshuari nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, pasi ndaj tij ishin shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje.

Policia ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në stacion, i dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Si pasojë e sulmit, polici ka pranuar trajtim mjekësor.

Pas inicimit të rastit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa procedurat hetimore do të vazhdojnë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.