Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 08:10.
“Nga Burgu i Sigurisë së Lartë është raportuar se i burgosuri mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues meshkuj kosovarë. Gjatë futjes së situatës nën kontroll ndaj të burgosurit është përdorur sprej”, thuhet në raport.
Dy viktimat dhe i burgosuri kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si më lartë dhe vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/