KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, përgjigjja ndaj ndikimit kinez

Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, përgjigjja ndaj ndikimit kinez

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, krahas integrimit euroatlantik të rajonit, të shihet si përgjigje strategjike ndaj ndikimit në rritje të Kinës në Ballkan.

Në një postim të shoqëruar me video nga fjalimi i tij në Samitin e IPAC-ut në Hagë, ku mori pjesë si anëtar i Aleancës Ndërparlamentare për Kinën, Hoxhaj ka theksuar se angazhimi kinez në ekonomi, ushtri dhe teknologji pasqyron ambiciet gjeopolitike të Pekinit në rajon.

“Kosova dhe Ballkani nuk mund të mbeten pafundësisht në paradhomën e Evropës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Sipas tij, shpresa se rritja e ndikimit kinez dhe, mbi të gjitha, lufta e Rusisë në Ukrainë do ta zgjonin Evropën gjeopolitikisht, ende nuk është përmbushur. Ai ka vlerësuar se, në vend të një procesi zgjerimi që do t’i jepte Evropës një shtysë të re, rajoni është përballur me status quo dhe stagnim.

Hoxhaj ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, së bashku me integrimin euroatlantik të vendeve të tjera të Ballkanit, është përgjigjja më e mirë ndaj depërtimit të ndikimit kinez përmes rajonit në Evropë.

Ai ka kërkuar që zgjerimi të trajtohet si projekt gjeopolitik, i lidhur drejtpërdrejt me sigurinë dhe të ardhmen e vetë Evropës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.