Analisti Ylli Hoxha i ka thënë deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, se partia e tij ka probleme serioze dhe se po qëndron në “gjumë të thellë”, ndonëse ka mandat për të vepruar.
Në Debat Plus, ku Hoxha e kritikoi LDK-në për, siç tha, mosreagimin ndaj zhvillimeve politike.
“Po thoni se po cenohet demokracia, ama ju jeni në gjumë. Ju keni probleme serioze si parti, keni vendosur t’i kaloni në gjumë. Ju aktualisht jeni në gjumë të thellë. Ju lutem, përgjigjuni, sepse besoj se ti ke mendim të kualifikuar për këtë çështje”, i tha Hoxha Hazirit.
Në përgjigjen e tij, Haziri tha se do të dëshironte të kalonte një periudhë të amnezisë politike, por se kjo nuk ka ndodhur.
Ai theksoi se zhvillimet brenda LDK-së pas zgjedhjeve të 9 shkurtit kanë të bëjnë më shumë me orientimet politike dhe çështjet e brendshme të partisë sesa me raportet me partitë e tjera.
Haziri foli edhe për mandatin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ai ka pasur katër vjet qetësi politike për të punuar drejt rikthimit të partisë.
“Mundësitë e humbuna nuk kthehen lehtë. Por Lumir Abdixhiku e ka pasë një pjesë dytë mandatit të tij gjashtëvjeçar tashmë, në mars i bën gjashtë vjeç. E ka pasë katër vjet një qetësi politike që ka punu shumë për 9 shkurtin. Me thonë që me gjitha mundësitë dhe format i ka shtjerrë krejt ato bindje për me e shkaktu një rikthim në LDK-së”, ka deklaruar ai.

