KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka dëshmuar se është transaksionale në qasjen e saj ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

Në një intervistë për Rubikon, që do të transmetohet pas përfundimit të edicionit qendror të lajmeve në Klan Kosova, ai tha se administrata e Trumpit është e gatshme të bëjë marrëveshje me palët që tregojnë interes, ndërsa mungesa e gatishmërisë për bashkëpunim mund të ndikojë në nivelin e angazhimit amerikan.

“Administrata e Trumpit është dëshmuar si transaksionale. Nëse jeni të gatshëm të bëni marrëveshje, bëni; nëse jo, nuk jeni të interesuar. Nëse Kosova nuk i përgjigjet ofertës së administratës së Trumpit për LNG, atëherë administrata e Trumpit do të humbë edhe më shumë interes për Kosovën, dhe çdo veprim sa i përket dialogut dhe partneritetit energjetik e forcon Kosovën si partner. Çdo veprim në kundërshtim me këtë e çon potencialin diku tjetër”, ka deklaruar Hovenier.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.