KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti në Bratisllavë, diskuton zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Hoti në Bratisllavë, diskuton zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Deputeti Avdullah Hoti po merr pjesë në një konferencë që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, ku temë diskutimi është zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e sfidave gjeopolitike.

Përmes një postimi, Hoti ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë forum i mundëson atij të prezantojë perspektivat e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Ai ka theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe kontributin e Kosovës në dialogun për rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

“Në një kohë kur sfidat gjeopolitike kërkojnë përgjigje të koordinuara, reforma të qëndrueshme dhe angazhim të qartë ndaj vlerave europiane, Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe integrimit të saj europian” shkroi Hoti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.