KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fatos Geci bëhet doktor i shkencave të ekonomisë: Tash do t’i përkushtohem më shumë politikës

Fatos Geci bëhet doktor i shkencave të ekonomisë: Tash do t’i përkushtohem më shumë politikës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka njoftuar se ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës, duke fituar titullin akademik Doktor i Shkencave të Ekonomisë, në fushën e Bankave, Financave dhe Kontabilitetit.

Përmes një postimi në Facebook, Geci ka bërë të ditur se ka mbrojtur publikisht disertacionin e doktoratës, pas një rrugëtimi disa-vjeçar akademik, raporton lajmi.net

“Me krenari dhe emocion të veçantë ju njoftoj se, pas një rrugëtimi të gjatë, disa-vjeçar dhe intensiv akademik, kam përmbyllur me sukses mbrojtjen publike të disertacionit të doktoratës dhe kam fituar titullin akademik Doktor i Shkencave të Ekonomisë, në fushën Banka, Financa dhe Kontabilitet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

ZYRTARISHT DOKTOR I SHKENCAVE TË EKONOMISË! 🎓

Të dashur miq,
Me krenari dhe emocion të veçantë ju njoftoj se, pas një rrugëtimi të gjatë, disa-vjeçar dhe intensiv akademik, kam përmbyllur me sukses mbrojtjen publike të disertacionit të doktoratës dhe kam fituar titullin akademik Doktor i Shkencave të Ekonomisë, në fushën Banka, Financa dhe Kontabilitet.
Ky nuk është vetëm përfundimi i një cikli studimesh, por kurorëzimi i viteve të punës, kërkimit shkencor, sakrificës, disiplinës dhe përkushtimit ndaj dijes. Ky kapitull i karrierës akademike më jep përgjegjësi shtesë për angazhimin tim shkencor.
Ky sukses më ka mësuar gjithashtu një parim të rëndësishëm: njeriu rritet edhe përmes vështirësive dhe mëson nga gabimet. Kritikat, skepticizmi dhe vlerësimet e të tjerëve më kanë bërë më të kujdesshëm, më të përkushtuar dhe më të vendosur për të avancuar profesionalisht.
Gjatë punës sime shkencore për disertacionin e doktoratës, kam përdorur metoda dhe programe statistikore e ekonometrike si Stata dhe SPSS, duke u fokusuar në analizën e të dhënave, nxjerrjen e rezultateve, testimin e signifikancës statistikore dhe interpretimin e tyre.
Me këtë rast, falënderoj sinqerisht familjen, profesorët në Kosovë dhe në Francë, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.
Ky kapitull përmbyllet me përvoja të vlefshme akademike, siç janë pjesëmarrja në disa konferenca ndërkombëtare dhe një rajonale, si dhe publikimet shkencore në revista ndërkombëtare të indeksuara. Këto përvoja janë rezultat i angazhimit dhe punës së vazhdueshme kërkimore, duke përbërë një pjesë të rëndësishme të rrugëtimit tim akademik.
Tani, pas përfundimit të këtij rrugëtimi akademik, dua që energjinë dhe përvojën e fituar ta përqendroj edhe më intensivisht në angazhimin politik dhe institucional. Përgjatë viteve të studimeve të doktoratës, ngarkesa e madhe akademike dhe kërkimore më ka kufizuar kohën për angazhime të tjera. Sot, me këtë kapitull të përmbyllur, jam i gatshëm të sjell më shumë nga përgatitja ime profesionale, akademike dhe ndërkombëtare në shërbim të publikut.
Rruga vazhdon…/Lajmi.net/
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.