KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Hodhi nga dritarja e veturës diçka të dyshuar”, Policia arreston të dyshuarin në Skivjan të Gjakovës

“Hodhi nga dritarja e veturës diçka të dyshuar”, Policia arreston të dyshuarin në Skivjan të Gjakovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor, ndërsa hodhi nga dritarja e veturës “diçka të dyshuar”.

Rasti ka ndodhur në fshatin Skivjan të Gjakovës, të martën në ora 22:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor ku i dyshuari nga dritarja e veturës kishte hedhur diçka të dyshuar”, thuhet në raport.

Policia njofton tutje se me urdhër verbal të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar: 14.15 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një pistoletë me 6 copë fishekë, 297 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një karikator i armës AK 47 me 18 copë fishekë

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.