KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hidhet shorti për kualifikueset për Kupën e Botës 2028 në futsall, Kosova mëson kundërshtarët

Hidhet shorti për kualifikueset për Kupën e Botës 2028 në futsall, Kosova mëson kundërshtarët

Kualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2028 në futsall do të fillojnë me raundin para-kualifikues nga 6 deri më 15 prill 2026 dhe grupet janë përcaktuar tashmë pas shortit të hedhur sot (e premte) në Nyon të Zvicrës.

Në total, 48 federata kombëtare të UEFA-s janë përfshirë në garë. Çdo federatë pjesëmarrëse e fillon garën sipas Koeficientëve të Ekipit Kombëtar të Futsallit për Meshkuj.

24 pjesëmarrësit e renditur më lart hyjnë direkt në ‘Main Round’, ndërsa 24 federatat e renditura më poshtë e fillojnë garën në këtë raund para-kualifikues.

Ato u shortuan në gjashtë grupe me nga katër ekipe. Për secilën vazo, ekipet u shpërndanë sipas rendit alfabetik dhe ranë në short në Grupet A deri në F.

Kombëtarja e Kosovës në futsall do të jetë pjesë e grupit D, së bashku me Malin e Zi, Austrinë dhe Gjibraltarit.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë në Grupin E, së bashku me Letoninë, Qipron dhe San Marinon.

Fituesit dhe vendet e dyta të çdo grupi të raundit para-kualifikues kualifikohen për në ‘Main Round’. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.