KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haziri thirrje presidentes: Shqyrtoje Ligjin për Specialen me kujdes dhe përgjegjësi të plotë!

Haziri thirrje presidentes: Shqyrtoje Ligjin për Specialen me kujdes dhe përgjegjësi të plotë!

Organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri në një konferencë për media i ka bërë thirrje presidentes Justina Shiroka-Pulës që Ligjin për Dhomat e Specializuara ta shqyrtojë me kujdes dhe përgjegjësi të plotë.

Ai theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka nevojë për një ligj që i qëndron kohës, transmeton Klankosova.tv.

“I bëj thirrje presidentes që ta shqyrtojë me kujdes dhe përgjegjësi të plotë këtë ligj. Nëse konstatohen dispozita në kundërshtim me Kushtetutën, ta rikthejë Ligjin në Kuvend për shqyrtim”, u shpreh Haziri.

“UÇK ka nevojë për një ligj kushtetues, e në përputhje me standardet evropiane”, tha ai.

Pos tjerash, djali i dëshmorit Xhavit Haziri, theksoi edhe një herë që populli i Kosovës beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

Pos tjerash, Haziri potencoi se iniciativa “Jo në emrin tim!” përshëndet themelimin e Grupit Punues për Apelin në Hagë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.