Përfaqësuesi i Platformës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka paralajmëruar se do të rikthehen protestat nëse institucionet nuk e procedojnë javën e ardhshme ligjin e ri për UÇK-në.
Duke folur në Debat Plus, Haziri ka thënë se qytetarët presin që zotimi për hartimin e ligjit të konkretizohet, pas dakordimit të arritur mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetares në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Ai ka paralajmëruar se, nëse një ligj i tillë nuk shkon në Kuvend gjatë javës së ardhshme, organizatorët do ta shfrytëzojnë të drejtën për të protestuar.
“Nëse nuk e kemi një ligj që nuk shkon në Kuvend, javën e ardhshme dhe këta na dalin të jenë disa aventuristë, atëherë ne do shfrytëzojmë të drejtën tonë për protestë”, ka deklaruar Haziri.

