Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia duhet të bëjë ndryshime të mëdha, si në organizim dhe strukturë, ashtu edhe në përmbajtje dhe mënyrën e vendimmarrjes.
Në Debat Plus, Haziri ka theksuar se LDK-ja duhet t’i respektojë normat dhe rregullat e saj, por njëkohësisht të ndryshojë mënyrën e funksionimit.
“Duhet me ndryshu në formë edhe në përmbajtje. Forma, organizimi, struktura duhet me ndryshu, përmbajtja, vendimmarrja”, ka theksuar ai.
Ai ka folur edhe për përgjegjësinë e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ai ka trashëguar një strukturë të ndërtuar ndër vite, por se ka pasur mundësi të bëjë ndryshime.
Haziri ka vlerësuar se Abdixhiku duhet të jetë më konsistent në disa politika dhe më i drejtpërdrejtë në qëndrimet politike.
“Lumiri e ka edhe një obligim si kryetari i LDK-së, duhet kajher me u bo defensivë për disa situata politike, shpeshherë mu bo ma konsistent në disa politika, ma agresiv do të thoja në qëndrime politike,… Lumiri nuk është që të falë”, ka deklaruar ai.

