KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së

Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se me diplomaten greke ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit i është kushtuar rrugës evropiane të Kosovës, veçanërisht në prag të presidencës greke të Këshillit të Bashkimit Evropian, në gjysmën e dytë të vitit 2027, transmeton Klankosova.tv.

Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, duke theksuar rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo i ka uruar mirëseardhje dhe suksese ambasadores Gaidatzi në detyrën e re.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.