KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Festat e Nëntorit në Grand Blue Fafa

Festat e Nëntorit në Grand Blue Fafa

Festat e Nëntorit këtë vit mund të shndërrohen në një përvojë të paharrueshme në bregdet. Grand Blue Fafa Resort & Spa ka përgatitur një program të veçantë festiv, me muzikë live, argëtim dhe oferta speciale për akomodim.

Më 27, 28 dhe 29 nëntor, mysafirët do të kenë mundësi të shijojnë një fundjavë të mbushur me atmosferë festive, emocione dhe relaks në Golem të Shqipërisë.

Programi muzikor sjell emra të njohur të skenës:

  • 27 nëntor: Erinda Jusufaj & Band
  • 28 nëntor: Altin Myftaraj & Ervin Berbiu, si dhe Ansambli i Valleve Dyrrah
  • 29 nëntor: Lazar Daka & Band

Për këto ditë festive, resorti ka përgatitur edhe paketa speciale për qëndrim dy ose tri netësh, me çmime që fillojnë nga 86 euro për person.

Ofertat për qëndrim dy netësh:

  • BB: 86 euro për person
  • HB: 130 euro për person
  • FB: 146 euro për person

Ofertat për qëndrim tri netësh:

  • BB: 117 euro për person
  • HB: 195 euro për person
  • FB: 207 euro për person

Në varësi të paketës së zgjedhur, mysafirët përfitojnë akomodim në dhomë Double Deluxe, shërbime ushqimi, pije gjatë vakteve dhe qasje në qendrën SPA, ku përfshihen pishina e brendshme, jacuzzi, hammam, sauna, banjo me avull dhe hapësira relaksi.

Oferta përfshin gjithashtu muzikë live, miniklub dhe animatorë për fëmijë, parkim, Wi-Fi dhe mundësinë për late check-out.

Me një program të pasur muzikor dhe paketa të ndryshme akomodimi,Grand Blue Fafa Resort & Spa synon t’u ofrojë mysafirëve një fundjavë festive që ndërthur argëtimin me relaksin.

Për rezervime dhe informata shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrat:

+355 697086352 | +355 697067501

Adresa: Golem, Durrës, Shqipëri.

Web: www.fafa.al

Email: grandbluefafa@fafa.al

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.