KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave, diskutojnë për agjendën gjinore parlamentare

Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave, diskutojnë për agjendën gjinore parlamentare

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e të drejtave të grave.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për përparësitë e agjendës gjinore parlamentare, hartimin e ligjeve nga perspektiva gjinore, si dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e tyre.

Ajo ka shprehur përkushtimin që gjatë kësaj legjislature të punohet më tej në avancimin e kësaj agjende, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e grave.

“Shpreha vullnetin dhe përkushtimin tim që gjatë kësaj legjislature ta çojmë më tej këtë agjendë, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e grave, duke u siguruar që barazia gjinore të zërë vendin që i takon në punën dhe vendimmarrjen e Kuvendit”, ka shkruar Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit ka vlerësuar gjithashtu punën shumëvjeçare të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe 106 organizatave anëtare të tij, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre për zbatimin e të drejtave të grave në praktikë.

Ajo ka thënë se është veçanërisht e çmuar këmbëngulja e këtyre organizatave për të siguruar që të drejtat e garantuara me ligj të mos mbeten vetëm në letër, por të gëzohen nga gratë në jetën e përditshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.