KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu në selinë e NATO-s: Kosova të vazhdojë të jetë partnere e përkushtuar dhe e besueshme

Haxhiu në selinë e NATO-s: Kosova të vazhdojë të jetë partnere e përkushtuar dhe e besueshme

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu në selinë e NATO-s në Bruksel takoi sot zëvendësndihmësen e Sekretarit të Përgjithshëm për Operacione, Burcu San.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se qytetarët e Kosovës janë mirënjohës ndaj NATO-s dhe kanë besim të madh në të.
“Mbi këtë besim mbështetet edhe synimi ynë që një ditë të bëhemi pjesë e Aleancës. E falënderova znj. San për kontributin e KFOR-it dhe për bashkëpunimin e tij me institucionet e Kosovës”, ka shkruar ajo, raporton IndeksOnline.

Me San, Haxhiu tha se biseduan për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.
“Krahas punës praktike, duam të kemi edhe konsultime më të rregullta politike. Kosova është e gatshme të japë kontribut edhe më të madh për sigurinë në rajon dhe në Evropë, siç dëshmon edhe mbështetja e saj për Ukrainën”.

Pos tjerash, Haxhiu tha se si Kuvend kanë përgjegjësinë për mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë, ku edhe kanë përfituar nga ekspertiza dhe mbështetja e NATO-s.

“E njoftova gjithashtu se Kuvendi i Kosovës i ka zgjedhur delegatët e tij për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, përmes së cilës do ta thellojmë bashkëpunimin me parlamentet e vendeve aleate. Kosova do të vazhdojë të jetë partnere e përkushtuar dhe e besueshme e NATO-s”, ka shkruar ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.