KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu, mirëpret amendamentet e Osmanit që presidenti i vendit të zgjidhet nga populli

Haxhiu, mirëpret amendamentet e Osmanit që presidenti i vendit të zgjidhet nga populli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka proceduar në Kuvendi i Kosovës amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët.

Osmani ka deklaruar se ky hap vjen si përgjigje ndaj, siç ka thënë ajo, dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e kreut të shtetit nga deputetët në Kuvend.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur amendamentet që presidenti i vendit të zgjidhet nga populli.

“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka shtuar se i bashkohet thirrjes së presidentes për votimin e këtyre amendamenteve në Kuvendi i Kosovës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.