KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës

Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditën kur filluan bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe, duke ndryshuar kështu rrjedhën e historisë së Kosovës.

Haxhiu ka shtuar se si përgjigje ndaj ciklit të dhunës që mori trajtë gjenocidi dhe politikave të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës, 19 vende të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën fushatën ajrore kundër caqeve policore dhe ushtarake serbe, që zgjati 78 ditë.

Gjatë kësaj periudhe, ka theksuar kryetarja e Kuvendit, ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e UÇK-së në terren u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën.

“Nderojmë, me mirënjohje, rolin vendimtar të NATO-s, sakrificën e UÇK-së dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës. Jemi përherë falënderues për mbështetjen e miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që nuk na lanë vetëm në momentet më të vështira”, ka theksuar kryetarja Albulena Haxhiu. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.